Рas luftëѕ me mbi 200 zjarre, vijnë përmbytjet! Çfarë po ndodh në veri të Turqisë

Reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje të rënda e rrëshqitje dherash në pjesën veriore të Turqisë, ndërsa në jug të vendit vijon ende lufta kundër zjarreve

Këtë të enjte media turke ka njoftuar se të paktën 6 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve, ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar.

Helikopterët kanë nisur punën për të shpëtuar njerëzit e mbetur nëpër çatitë e shtëpive të tyre, të mbuluara nga uji.

“Nga pikëpamja meteorologjike, mbase jemi duke u përballur me një katastrofë që nuk e kemi parë prej 50 apo 100 vitesh”-tha Ministri i agrikulturës e pyjeve në Turq