“Ѕhрërthen” Вora Zemani: Mendove se do të të hidhesha në krahë? O idiot, kur ne nuk jemi ndarë akoma…

Bora zemani është mjaftë aktive në rrjetet sociale, por si duket të preferuar e ka “TikTok” -un.

Së fundmi një video e tillë e realizuar nga moderatorja po bën xhiron e rrjetit.

Ajo postoi një video ku ka sinkronizuar buzët me një pjesë të filmit “Dy Gisht Mjaltë”, një dialog mes Elvana Gjatës dhe Ermal Mamaqit dhe fansat kanë etiketuar Donald Veshajn, duke menduar se i dedikohet atij.

“Po mirë mo idjot. Kur ne nuk jemi ndarë akoma në gjykatë si do martohesha prapë unë. Hë mo!! Po çfarë mendove ti mo çfarë mendove?? Që do ndalojë dasmën si nëpër filma që do të të hidhesha në krahë do qaja.

Çfarë? Çfarë mendove ti? Rri tani se na turpërove, lamë nam këtu në mes të gjithëve”- thuhet gjatë videos, të cilën Bora e ka shoqëruar me mbishkrimin “Kur je me nerva dhe vetë pyet e vetë përgjigjesh”.