1 MILION pelegrinë do shkojnë në HAXH këtë vit

Një herë në jetë, çdo muslimani i kërkohet të bëjë pelegrinazhin në Mekë, Haxhin, një nga pesë shtyllat e Islamit. Për herë të parë që nga shpërthimi i koronavirusit, këtë vit në Mekë priten një milion pelegrinë.

Në Mekë, pak para haxhit, të gjitha sheshet e qytetit janë të zëna. Ndërsa hyjnë në qytetin e shenjtë në Arabinë Saudite, besimtarët fillojnë të përgatiten për me një mori ritualesh.

Shumë prej tyre veshin rroba të bardha dhe nuk lejohen më të rruhen, të krehin flokët apo të presin thonjtë.

Arabia Saudite pret një milion pelegrinë përsëri këtë vit për herë të parë që nga kufizimet e pandemisë. Ata duhet të vaksinohen të gjithë dhe të respektojnë rregullat strikte të higjienës.

Në dy vitet e fundit, pelegrinazhi ishte zhvilluar në një formë shumë të reduktuar. Në vitin 2020, vetëm 1,000 besimtarë që banonin në Arabinë Saudite u pranuan, krahasuar me 60,000 vitin e kaluar.

Me temperaturat që lëvizin aktualisht tek rreth 40 Gradë Celsius, pelegrinët përpiqen të mbrohen nga dielli flakërues me çadra shumëngjyrëshe.

Xhamia është e hapur dhe kryhen shërbime në të gjitha kushtet e motit, edhe kur bie shi.