100 doktorë në Vietnam ndajnë me sukses pas 12 orësh binjaket e ngjitura

Dy vajza binjake 13-muajshe të lindura të ngjitura janë operuar me sukses nga doktorët në Vietnam.Truc Nhi dhe Dieu Nhi, gëzojnë shëndet të plotë pasi 100 kirurgë punuan për 12 orë pa pushim për të ndarë fëmijët në spitalin e fëmijëve në qytetin Chi Minh

Për 3 muajt që do të vijnë, doktorët do të ndihmojnë bebet me organet e tyre sa të rikuperohen plotësisht. Operacioni ishte i vështirë dhe kërkon kujdes të jashtëzakonshëm, thotë drejtori i spitalit.

“Deri tani konsiderohet si një ndërhyrje e suksesshme dhe ky është një hap i parë i mirë. Procesi i rikuperimit do të jetë i vështirë dhe akoma më sfidues për spitalin. Ne do të fokusohemi të bëjmë gjithçka që vajzat të jetojnë të lumtura e të shëndetshme,” tha ai.