17-vjeçarja nga Gramshi largohet nga shtëpia, babai e kërkon kudo

Një 17-vjeçare nga Gramshi është larguar nga shtëpia në drejtim të paditur. Babai i saj, shtetasi me inciale L.L ka treguar në polici se vajza e tij është larguar nga shtëpia që më datë 6 korrik dhe nuk është kthyer ende.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.07.2022, shtetasi L. L., 44 vjeç, banues në Gramsh, ka bërë kallëzim se më datë 06.07.2022, është larguar nga banesa vajza e tij, shtetasja E. L., 17 vjeçe.