170 karatësh/ Zbulohet diamanti më i madh rozë në 300 vjet, ja vlera marramendëse që pritet të shitet

170 karatësh dh i zbuluar në Angola, është diamanti i rrallë rozë që mendohet të jetë guri më i madh i këtij lloji i gjetur në 300 vjet.

I quajtur Lulo Rose, diamanti u gjet në minierën e diamanteve aluviale Lulo.

Vetëm një në 10 mijë diamante ka ngjyrë rozë. Guri i çmuar rozë pritet të marrë një vlerë të lartë kur të dalë në ankand.

Lulo është një minierë aluviale që do të thotë se gurët janë nxjerrë nga shtrati i lumit.

Kompania Lucapa është duke kërkuar për depozitat nëntokësore, të njohura si tuba kimberlite, të cilat do të ishin burimi kryesor i diamanteve, tha shefi ekzekutiv i Lucapa, Stephen Wetheral duke folur nga selia e kompanisë në Australi.