19-vjeçari në timon përplaset me pemën, përfundon në koma shoku 20-vjeçar

Një i ri shqiptar është shtruar në terapi intensive në spitalin Sant’Andrea pas një aksidenti gjatë orëve të natës të së martës në qendër të Vercellit, Itali.

20-vjeçari shqiptar me banim në Romë ndodhet në koma pasi ka mbërritur në spital me urgjencë. Makina me të cilën ai udhëtonte drejtohej nga një tjetër shqiptar 19-vjeçar.

Mjeti ka qenë duke ecur me shpejtësi e për pasojë është përplasur me një pemë. Nga përplasja, pasagjeri mori përfundoi në koma, ndërsa shoferi ia hodhi i padëmtuar.

19-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit në asfalt për shkak se ka rrëshqitur nga reshjet e shiut. Të rinjtë përfunduan në një nga pemët përgjatë rrugës, duke i shkaktuar 20-vjeçarit shqiptar një dëmtim të cilën shpëtimtarët e personelit shëndetësor e vlerësuan si shumë të rëndë.