




Një 21-vjeçar nga Kamza është ndaluar nga policia rrugore në Bypass-in e Fierit duke lëvizur me 208 kilometra në orë.
Policia bën të ditur se pas paraqitjes së dokumentacionit, rezultoi se automjeti nuk kishte leje për mbajtjen e xhamit të parë të riveshur, si dhe kishte pa paguar 6 masa administrative.





Këtij shtetasi iu bllokua leja e drejtimit për 6 muaj si edhe u vendos masa administrative 80.000 lekë të rinj, për tejkalim të normave të shpejtësisë, mungesë siguracioni, xhamin e parë të veshur me qeskë të zezë, qarkullim pa patentë me vete si dhe rezulton debitor me 6 masa administrative pa paguar.
Automjeti tip “Audi” u bllokua nga Policia Rrugore.