22-vjeçarja ka punën ideale: Fitoj 1000$ duke ngrënë sufllaqe

TikToker-ja Rosie Zeppelin, nga Perth i Australisë thotë se fiton qindra dollarë duke ngrënë ushqim në kamera për fansat meshkuj.

Në një nga videot e saj për 22,000 fansat e saj të uritur, ajo thotë se mund të fitojë gati 1,000 dollarë për një video të vetme duke ngrënë sufllaqe meksikane (burrito).

Zeppelin tha se nuk e ka problem të pranojë kërkesa se çfarë të konsumojë dhe se një kërkesë e zakonshme nga fansat e saj meshkuj është të filmojë veten duke u përlyer me buzëkuq duke ngënë ushqim.

E reja, e cila shpjegon se ajo filmon veten duke ngrënë nga fillimi në fund, mund të fitojë deri në 200 dollarë për të bërë një video me buzëkuq, të ngjashme me ato të postuara në profilin e saj në TikTok.