3 ditë më parë u aksidentua bashkë me mamanë që po lufton me jetën, vdes 21-vjeçari shkodran

Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë 21-vjeçari Suad Milani nga Postriba i cili u aksidentua tre dite me pare ne fshatin Hot i Ri.

I riu u aksidentua me mamanë e tij Lida Milani e cila mësohet se ka pësuar gjithashtu dëmtime të renda dhe ndodhet në gjendje kritike duke luftuar për jetën.

Policia nuk ka bere asnjë njoftim lidhur me këtë ngjarje të rëndë të ndodhur tre ditë më parë, ndërsa nënë e bir kanë qenë në një motor duke udhëtuar drejt shtëpisë së tyre në Postribë, ndërsa u përplasën nga një automjet.