31-vjeçarit i duket vetja si në “GTA”. I bën gjëmën policit të shkretë, por për fat të mirë është jashtë rrezikut

Elbasan – Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Librazhdit për shkak se akuzohet për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ” e mbetur në tentativë dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

I arrestuari mësohet se është Bledi Larti, 31 vjeç, banues në Tiranë. Ky person nuk i është bindur patrullës së policisë së Pogradecit dhe ka vijuar ecjen me “Audin” e tij. Një tjetër patrullë ka tentuar që ta ndalojë në aksin rrugor Prrenjas-Pogradec.

Drejtuesi i mjetit tip “Audi”, kur ka konstatuar shërbimet e Policisë, përsëri nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar, por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke aksidentuar punonjësin e Policisë së Patrullës së Përgjithshme, Sokol Hoxha i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në ndjekje të automjetit janë vënë shërbimet e tjera të Policisë dhe në qytetin e Librazhdit është bërë i mundur ndalimi i tij.