5 mijë euro për kokën e Kozakut. Rrëmbimi i “Mbretit të Instagramit”, kush e ka radhën nesër ta pësojë?

Kozak Braçi, i njohur ndryshe si “mbreti i Instagramit” vuri në alarm të gjitha autoritetet shqiptare pasi u rrë.m bye ditën e kaluar nga katër të rinj. Ishin familjarët e Braçit ata që lajmëruan policinë se të riun e kishin rrëmbyer për tu hakmarrë, pasi kishte ofenduar dhe kërcënuar të dënuarin me burg përjetë në Greqi, Fabio Dushku.

Por, pavarësisht se ka kaluar 24 orë nga ngjarja e rëndë, Policia e Tiranës ka bërë me dije se është vënë në kërkim të dy personave që akuzohen për rrëmb.im in dhe kë. rc. ënimin e Braçit, por ende nuk ka asnjë gjurmë prej tyre.

Si nisi gjithë sherri mes “Mbretit të Instagramit” dhe Fabio Dushkut në Tik Tok?

Konflikti mes Kozak Braçit dhe Fabio Dushkut, i cili vuan dënimin me bur. gim të përjetshëm në Greqi, nisën pikërisht në rrjetet sociale. Për muaj me radhë ata ofendonin dhe kërcënonin njëri-tjetrin përmes rrjeteve sociale, por nuk asnjë nga palët nuk kishte marrë asnjë hap më tej. Vetëm pak javë më parë ishte vetë Braçi ai që denoncoi se dikush i hodhi një “kapsolle” në shkallën e pallatit, ngjarje që fillimisht u raportua si tri. tol, për ta trembur. Por kjo ndodhi, në dukje një kërcënim i hapur kaloi pa iu kushtuar shumë rëndësi dhe i riu nga Alliasi nuk ndalej.

Ai vazhdonte me videot dhe ofendimet në rrjetet sociale kundrejt Dushkut dhe ‘krenaria’ një të dënuari me burg të përjetshëm për katër vrasje, dënim që po e vuan në burgun e Koridhalos në Greqi, nuk po përballonte dot më. Ai nisi të premtonte para në rrjetet sociale vetëm që dikush të merrte përsipër për të grushtuar e për t’i thyer një këmbë Kozak Braçit. Madje në një video-live në Instagram, disa muaj më parë, një mik i tij i ka treguar Braçit se Fabio Dushku ka ofruar 5 mijë euro, për të rrahur atë.

“Mi jep disa që tu jap 5 mijë euro që të rrahin Kozak. Kur tha 5 mijë euro thash për çfarë për të vra Kozak? Me të dhënë dy grushta dhe me të thyr një këmbë. Unë të kisha kap me sekonda unë, por nuk e bëja. Unë do të isha shofer në atentat,”- tregonte miku.

Video https://vidnews.net/video/1632470244243

Edhe pse këto deklarata janë bërë publike dhe ishte sinjali i dytë për Braçin, i riu sërish vazhdonte me ‘misionin’ e tij për t’i treguar ‘focën’ Dushkut. Kështu, vëllai i Fabio Dushkut, Daniel Dushku, mori vetë përsipër që të vinte në vend ‘nderin’ e të vëllait. Ai u nis nga Greqia drejt Tiranës dhe në bashkëpunim me tre persona të tjerë rrëmbyen Kozak Braçin në Allias dhe e futën në një makinë. Të rinjtë e filmuan duke e poshtëruar dhe videon e hodhën në rrjetet sociale.

Braçi shihej brenda një makine i rrethuar nga disa persona të tjerë që e godisnin dhe e shanin. Po ashtu ata dëgjoheshin që e detyronin Braçin që të fliste me fjalë banale dhe t’i kërkonte falje Fabio Dushkut. Pak orë më vonë, Braci u lirua, por sërish nuk pati asnjë të arrestuar nga Policia e Tiranës. Përmes një njoftimi zyrtar, policia njoftonte se personat të cilët u përfshinë në ngjarje janë identifikuar dhe po punohet për kapjen e tyre.

Ç’po bën Policia e Shtetit në lidhje me këtë ngjarje?

Sot, kur ka kaluar një ditë nga rrëm. bimi i Kozak Braçit, autoritetet po e kalojnë këtë ngjarje vetëm përmes njoftimeve zyrtare rutinë ku njoftohet se është shpallur në kërkim Daniel Dushku, vëllai i të dënuarit përjetë si organizator i të gjithë rrëmbimit e kërcënimit.

Por, asgjë më tepër. Një i ri jo më shumë se 25 vjeç, nga fotot e publikuara, mund të vijë nga Greqia në Shqipëri për të rrëmbyer e një person, mund ta bëjë realitet këtë gjë, të poshtërojë dikë dhe ta postojë në rrjetet sociale, kurse policia nuk mund ta arrestojë dot. Daniel Dushku, në bazë të veprimeve të kryera deri më tani ka treguar se është i zoti t’i fshihet dhe të gjithë armatës së efektivëve të Policisë së Shtetit, që janë aty për të ruajtur sigurinë e qytetarëve. Sot i ndodhi Kozak Braçit, kush e ka radhën nesër ta pësojë nga ‘të fortët’ e rrjeteve sociale? /DOSJA.AL