500 mijë euro dëm: Burri gërvisht 260 makina luksoze nga zilia për pronarët

Makinat e gërvishtura nuk janë të rralla për policinë pasi ndodh që njerëzit të shfryjnë inatin te të tjerët. Por në Karlsruhe, Gjermani një 28-vjeçar me sa duket ka gërvishtur makina në një dimension krejtësisht tjetër. Burri thuhet se ka dëmtuar rreth 260 automjete brenda vetëm një fundjave nga zilia që kishte për pronarët.

Siç njoftoi policia dhe zyra e prokurorit publik në Karlsruhe, makinat e dëmtuara ishin kryesisht automjete “të cilësisë së lartë”. Autori i dyshuar është një 28-vjeçar pa adresë të përhershme, i cili është vetëdorëzuar në polici. Ai pranoi dëmin e shkaktuar ndaj 260 makinave dhe tregoi edhe arsyen e veprimeve të tij: problemet personale dhe zili ndaj pronarëve të makinave. Dëmi ndaj makinave ka rezultuar se është shumë i madh në rreth 500 mijë euro.