51-vjeçarja e thotë hapur: Kam frikë të dal nga shtëpia se mund të më rrëmbejnë alienët

Sacha Christie, 51 vjeçe ka thënë se nuk dëshiron që të dali nga shtëpia e saj për shkak se ka shumë frikë se mos rrëmbehet nga alienët. Po, mirë e lexuat. Gruaja u shpreh për mediat e huaja se për herë të parë ka parë një UFO kur ishte vetëm shtatë vjeçe.

Sacha, nga Liverpool, Angli kujtoi se sa e frikësuar u ndje pasi pa një anije kozmike në qiell teksa ishte në një udhëtim me familjen e saj, ndërsa shtoi se një alien i çuditshëm kaloi pranë saj.

“Përballja” me UFO-t ka bërë që Sacha të ndihet jashtëzakonisht e tronditur, ndërsa të shumta janë momentet që ajo ndihet shumë e frikësuar për të lënë shtëpinë e saj dhe tashmë vuan nga çrregullimi i stresit post-traumatik.

“Unë e urrej muajin shkurti që kur pashë alienët. Është një muaj i keq për mua dhe ndaj përpiqem që të qëndroj sa më shumë që të mundem në shtëpi gjatë atij muaji sepse vuaj nga ankthi i rëndë.”-u shpreh ajo.

Sacha tha se nuk e di se cilat mund të jenë vendet që UFO-t “frekuentojnë”, por shpesh ndihet sikur ata janë gjithmonë diku afër saj.