61-vjeçarja fejohet me 24-vjeçarin: Është shumë i mirë dhe kujdeset për mua

Një britanike 61 vjeç është fejuar me një të ri 24 vjeç. Çifti ka zyrtarizuar lidhjen, pa marrë parasysh kritikat e shumta për diferencën e madhe prej 37 vitesh me njëri-tjetrin.

Kurani McCain, 24 vjeç dhe e fejuara e tij Cheryl McGregor, 61 vjeç, nga Britania u takuan kur ai ishte vetëm 15 vjeç, por nuk kishte ndjenja deri vitin e kaluar.

Dhe pavarësisht se ai ishte më i ri se një nga fëmijët e saj, ata të dy thonë se jeta e tyre seksuale është fantastike dhe kanë një kimi të shkëlqyeshme.

Gjyshja tha se ajo mërzitet nga komentet urryese të postuara në internet, ku ndan video të jetës së tyre.

“Është e mahnitshme, ai është shumë i dhembshur me mua. Është shumë emocional dhe kjo është diçka të cilën nuk e kam pasur kurrë. Të gjithë ishin të zemëruar dhe ai është emocional sepse më tregon se kujdeset vërtet,” thotë ajo.

Cheryl është vetëm gjashtë vjet më e re se gjyshja e Kuranit dhe tetë vjet më e re se gjyshi i tij. Vajza e saj më e vogël është tre vjet më e madhe se ai. g.v/abcnews.al