9-vjeçari shqiptar humbi jetën tragjikisht në Greqi, flet babai: Mos i ndodhtë njeriu ajo që më ndodh mua

Ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Greqi, ku një 9-vjeçar shqiptar humbi jetën pasi e zuri korenti teksa u fsheh pas një kondicioneri gjatë lojës me shokët e tij, la të shokuar komunitetin shqiptar.

Fëmija u transportua në Spitalin e Zakynthos, pa shenja jete dhe mjekët nuk mundën të bënin asgjë. I ati i fëmijës është shprehur se nuk e dinte për problemin që kishte pasur hoteli me kondicionerin. Ai tha se do ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore.

BABAI I 9-vjeçarit:

Nuk kam fjalë. Babai i shokut të tij, njëkohësisht fqinji ma solli të vd ekur. Ai vd iq menjëherë, nuk u dëgjua asnjë zë. Fëmijët tanë po luanin fshehurazi dhe imi ishte fshehur pas disa instalimeve të pambrojtura të ajrit të kondicionuar të një hoteli. Shokët e tij panë që fëmija im ishte pa ndjenja dhe njëri prej fëmijëve vrapoi dhe menjëherë i tha babait të tij dhe ai më pas e mori dhe ma solli tek unë nga fr ika. Fëmijë të tjerë mund të ishin fshehur në atë pikë dhe ne tani do vajtonim shpirtra të tjerë të pa fajshëm. Unë do ta ndjek në rrugë ligjore.

Protothema shkruan se sipas babait pronarët e hotelit e dinin për rrjedhjen që kishin dhe në të shkuarën.

“Telat ishin të hapura dhe fëmija po luante me fëmijët e tjerë, ai shkoi të fshihej atje, pushoi trupin atje dhe u largua. Fqinji që jeton përballë tij i kishte thënë pronarit, por ata nuk i kishin kushtuar vëmendje.