A e keni takuar Saimir Tahirin në burg? Përgjigja e Kryeministrit ‘shtang’ Fefziun…

“Nuk kam asnjë arsye të takojë një të burgosur”. Kjo ishte përgjigja që kryeministri Edi Rama dha kur u pyet nëse është takuar në burg me ish-ministrin Saimir Tahiri.

Në emisionin “Opinion” Rama u shpreh se kjo nuk është një pyetje serioze, por megjithatë ai la të kuptohet se nuk e ka takuar.

Pyetje: E keni takuar Tahirin në burg?

Rama: Mendoj që këto janë çështje serioze dhe nuk janë pyetje që i bëhen një kryeministri nga studioja, por megjithatë…

Pyetje: Gjest njerëzor mund të ishte

Rama: Nuk kam arsye pse të vizitojë asnjë të burgosur, sepse kjo është një çështje kot.