A ë shtë rikthyer me Mevlanin? Ledjana zbulon të vërtetën dhe merr vendimin përfundimtar

Prej disa ditësh po përflitet për një rikthim të Ledjana Prengës me Mevlan Shabën.

A janë të vërteta këto thashetheme? Këtë e ka zbuluar vetë ish-konkurrentja e “Për’puthen” teksa ka dhënë një intervistë për “Prive”.

Ledjana është shprehur e bindur se mes saj dhe Mevlanit tashmë nuk ka asgjë dhe se nuk do të ketë një rikthim. Kjo për shkak se ajo nuk jep shanse të dyta.

Prenga tregoi se Mevlani nuk ka treguar të vërtetën dhe nuk e ka mbrojtur atëherë kur është dashur ta mbrojë.

“Ajo që nuk ja fal është se nuk e ka treguar të vërtetën në kohë. Unë i kam thënë që jam një femër e fortë dhe realisht jam, mund t’i arrij të gjitha vetë i thashë.

Nuk e kam parë kurrë si mundësi përfitimi, i kam kërkuar gjithmonë që ai të thotë të vërtetën dhe të më mbrojë kur është për të më mbrojtur.

Kanë qenë disa situata në studio ku mua më ofendojnë dhe ai nuk reagon fare dhe nëse një mashkull që kam në krah nuk reagon, atëherë për çfarë mund ta dua atë mashkull? Kur besimi thyhet, nuk ngjitet më. Koha ka kaluar tashmë”, rrëfeu Ledjana.