“A je e vi*gjër?”, Rudina Dembacaj merr pyetjen që e kihte dhe sigurisht që e ka një përgjigje

Rudina Dembacaj gjen gjithmonë kohë për ndjekësit e saj kuriozë në Instagram, me të cilët zhvillon biseda virtuale. Ditën e djeshme, aktorja e humorit i dedikoi atyre një orë kohë për t’i bërë pyetje të ndryshme.

Rudina, e cila ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të mirë me të tre fëmijët e partnerit të saj, iu përgjigj: “Janë fëmijët e mi, s’ka lidhje, e imja apo të Markut. Nuk e kanë shumë qejf jetën publike”.

Një tjetër pyetje pikante që iu bë Dembacaj ishte: “A je e virgjër?”. Rudina iu përgjigj me ironi: “Po! Edhe po më fyen shumë, që e vë në diskutim”.

Mark Frroku është baba i tre fëmijëve, ndërsa Rudina është nënë e një vajze. Pas vdekjes së bashkëshortes së Markut dhe divorcit të Rudinës nga Aleks Varfaj, dyshja u martuan në një ceremoni më 1 janar të këtij viti.

Pas celebrimit, të gjithë ishin kuriozë të dinin nëse fëmijët dhe prindërit e ish-deputetit jetojnë në një shtëpi me moderatoren. E pyetur për këtë disa muaj më parë, Rudina tha: “Me fëmijët, sigurisht! Ndërsa me prindërit. Jo”. Përsa i përket zgjerimit të familjes, Rudina ka treguar më parë se e mendojnë të dy diçka të tillë, por fëmija do të vijë më vonë, për shkak të projekteve dhe angazhimeve që ka.