A lejohet që ta rregullojmë varrin përpara se të mbushet viti?

Pyetja: A lejohet që ta rregullojmë varrin përpara vitit, sepse e shohim që është e nevojshme për shkak të shirave të fundit?

Përgjigja: Si fillim dua të sqaroj se kur themi rregullim nënkuptojmë atë formë rregullimi të varrit që nuk bie ndesh me rregullat dhe parimet e Islamit. Besimi se nuk nuk lejohet të rregullohet varri vetëm se mbasi të mbushet një vit është paganizëm dhe nuk ka lidhje me fenë e Zotit, pra është prej atyre transmetimeve që vinë brez pas brezi, pagane dhe idhujtareske, që njerëzit i besojnë si të vërteta dhe që s’kanë asgjë lidhje me fenë e Zotit. Kështu që varri mund të rregullohet që të nesërmen, në krye të javës, mbas dy javësh, mbas një muaji. Nuk është kusht ta lidhësh as me dyzet ditë, as me pesëdhjetë e dy ditë, as me gjashtë muaj, as me një vit, sidomos nëse është e nevojshme siç thotë pyetja në fjale, që shiu ka bërë të vetën dhe ka rënë varri, pra ne nuk mund ta lëmë varrin gropë derisa të mbushet një vit, sepse është mungesë edukate me prindin kjo gjë, ose me njeriun që ka ndërruar jetë. / Dr. Imam Ahmed Kalaja.Kliko këtu për ta shikuar videon.