A mund te ‘Fal Namaz’ Hashim Thaçi në Hagë? Përgjigjet Gjykata Speciale

Të parabu rgosurit e Gjykatës Speciale në Hagë krahas aktivitete të tjera, mund të frekuentojnë edhe dhomën e lutjeve, në të cilën Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi e të tjerët mund të kryejnë ritualet fetare të fesë që i përkasin.

Madje, në dhomën e lutjeve, ata mund të lexojnë edhe libra që kanë përmbajte fetare.

Dhomat e Specializuara, në një përgjigje për “Reporteri”, kanë treguar se të parab urgosurve u ofrohen shërbime fetare nga njerëzit kompetent të fesë të cilës ata i përkasin.

“Rregullat e paraburgimit parashohin që përfaqësues të kualifikuar të besimeve fetare ose bindjeve të të parab urgosurve lejohen të mbajnë shërbime dhe aktivitete në ambiente të përshtatshme brenda objektit të paraburgimit dhe t’i vizitojnë të parab urgosurit në kohë të përshtatshme”, thuhet në përgjigjen e Speciales.