“A ta marr dreqi ta marr”, momenti epik kur Elvana Gjata ngatërrohet teksa këndon “live” (video)

Në muajin prill, këngëtarja e njohur, Elvana Gjata publikoi mini albumin e saj, “Çelu” për të cilin kishte bashkëpunuar me dy nga artistët më të mirë të muzikës në Shqipëri, Pirro Çako dhe Darko Dimitrov.

Mini albumi përmban shtatë këngë të reja, të cilat janë më së shumti balada: “A po vjen”, “Drandofilat”, “Jeta ime”, “Vendi im”, “Kur jemi dasht”, “Kunadhe” e “Mos u ngut”.

Këto këngë, Elvana i interpretoi “live” pak javë më parë në emisionin “NIN”, ku në një moment gjatë performancës është ngatërruar.

Teksa po këndonte “A po vjen”, ajp u ngatërrua me tekstin dhe ndaloi. “Ah ta marrtë dreqi! Ta marrtë dreqi me këtë strofën e dytë. Edhe një herë, më falni”, tha këngëtarja e nervozuar, moment të cilin e ndau me ndjekësit në Tik Tok dhe Instagram.