Adoleshentët vrasin shokun e tyre: Veshin jelekë antiplumb dhe qëllojnë ndaj njëri-tjetrit

Një adoleshent në Florida, SHBA u vra dhe dy miqtë e tij u arrestuan pasi qëlluan me radhë njëri-tjetrin teksa mbanin jelekë antiplumb. Christopher Broad, 16 vjeç u gjet në gjendje të rëndë pasi ishte plagosur me armë zjarri brenda një shtëpie në Belleview të dielën e kaluar. Ai u dërgua me urgjencë në një spital lokal por policia tha se ai vdiq nga plagët e rënda.

Një hetim më pas zbuloi se Broad dhe një djalë tjetër, Joshua Vining, 17 vjeç, po bënin një “lojë” duke qëlluar njëri-tjetrin ndërsa mbanin një jelek antiplumb”, tha Departamenti i Policisë Belleview në një deklaratë. Një adoleshent i tretë, Colton Whitler, ishte i pranishëm në kohën e tragjedisë dhe dyshohet se u dha oficerëve një dëshmi të rreme të asaj që ndodhi, thanë autoritetet.

Vining ka qëlluar ndaj Broad teksa kishte veshur jelekun dhe është goditur. Vining dhe Whitler u arrestuan në lidhje me vdekjen e Broad të enjten dhe do të akuzohen si të rritur, thanë policët.