Adoleshentja fotografon gjyshen e vdekur dhe e poston në Facebook për t’u ngushëlluar

Një adoleshente italiane fotografoi gjyshen e saj në arkivolin brenda morgut të spitalit Pesaro të Italisë dhe e publikoi foton në Facebook. Por postimin e saj në rrjetin social e ka vënë re dikush nga familjarët dhe mes të afërmve brenda morgut ka pasur një sherr. Shumica e njerëzve i kërkuan vajzës që ta hiqte foton nga rrjetet sociale.

Madje është dashur edhe ndërhyrja e policisë pasi kërkesa për heqjen e imazhit ka përshkallëzuar në ulërima dhe sherr në morg. E raja u justifikua duke thënë se ndarja e fotos me ndjekësit e saj ishte një mënyrë për të gjetur ngushëllim për dhimbjen që ndiente.