“Afër të gjallë nuk të kisha, por në zemër gjithmonë”, ditën e martesës viziton varrin e babait dëshmor (FOTO)

Vajza e dëshmorit të kombit, Abedin Bujupi, Donika Bujupi, ditën e martesës e ka vendosur të bëjë një veprim sa emocionues aq krenar.

Donika, në ditën më të lumtur të saj nuk e ka harruar babain e vdekur që ka rënë dëshmorë në luftën e fundit në Kosovë.

Ajo me vellon e veshur dhe së bashku me burrin e saj kanë vizituar varrin e babait të saj dëshmorit të kombit, Abedin Bujupi.

Donika ka theksuar se do ta mbajë në zemër gjithmonë babain e saj.

“Afër të gjallë nuk të kisha por në zemer gjithmonë je afër meje ”, shkroi Donika.