Air Albania ‘torturon’ pasagjerët, shtyn 5 orë fluturimin Stamboll- Tiranë

Mesa duket pasagjerët shqiptarë i “përndjek” fati i keq nëpër aeroporte, pasi jo pak herë kanë shprehur pakënaqësi në lidhje me procedurat e fluturimit dhe vonesat e shumta. Pas publikimit të rastit të sotëm në aeroportin e Rinasit, ku avioni i linjës Tiranë-Torino la 230 persona duke pritur, e njëjta situatë paraqitet edhe në Stamboll.

Siç shkruan një qytetar, avioni “Air Albania” i linjës Stamboll-Tiranë duhet të nisej në orën 19, por pamjet tregojnë të kundërtën, pasi në tabelën elektronike thuhet se nisja do të bëhet në orën 23:55, orar i cili edhe ky nuk është e sigurt nëse do të respektohet.

“Po AirAlbania. STAMBOLL-TIRANE e ka nisjen ne oren 19 dhe sdihet a do niset ne oren 24(12 nates). Po dhe sdihet a eshte e sigurte, se thot estimated”- shkruan qytetari.