Akѕident i frikѕhëm në Durrëѕ! Mjeti merr рërрara makinën e poliсisë, dy efektivë dërgohen me urgjencë në spital

Mesditën e sotme ka ndodhur një aks ident i rëndë në Durrës.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se një makinë ka përplasur patrullën e policisë duke plagosur rëndë dy efektivë të policisë.

Mësohet se të lënduarit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Durrësit ndërsa autori është ndaluar nga policia.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.08.2021, rreth orës 12:10, në lagjen nr.4, Durrës, një mjet me drejtues shtetasin Sh. K., është përplasur me patrullën e Forcës së Posaçme “Shqiponja” e cila ishte në shërbim. Si pasojë e përplasjes janë lënduar punonjësit e Policisë shtetasit K. H., dhe A. K., të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit po shoqërohet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit. /albeu.com/