




Një aksident i rëndë është regjistruar pak çaste më parë në aksin rrugor Pogradec-Gështenjas, si pasojë e të cilit është plagosur rëndë një 12-vjeçar. Sipas njoftimit të policisë, i mituri është përplasur nga një autobus me drejtues shtetasin me iniciale Xh. M. e për pasojë ka përfunduar në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/ Informacion paraprak. Jemi njoftuar se në aksin rrugor Pogradec-Gështenjas, në afërsi të Lumit të Vërdovës, mjeti tip autobus, me drejtues shtetasin Xh. M., banues në Pogradec, ka aksidentuar një të mitur 12-vjeçar, banues në Pogradec, i cili u dërgua në Spital dhe ndodhet jashtë rrezikun për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.




