Aksident i rëndë: Kosovari po ndiqej nga Policia, futet në market me veturë

Një aksident ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Pejë.

Në lagjen ‘Dardania’ në Pejë një veturë e tipit Audi është futur në market, duke shkaktuar dëme materiale, ndërsa nuk ka verifikim për të lënduar.

Policia e Pejës nuk është deklaruar ende për rastin.

Sipas dëshmitarëve në momentin e aksidentit. vetura ishte në ndjeke nga një patrullë e Policisë.