Aksident i rëndë në Bypassin e Fierit, dy makina dalin nga rruga dhe plagosen tre gra (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur në bypassin Fier-Levan, ku dy automjete janë përplasur. Sipas informacioneve paraprake, njëra prej makinave ka goditur tjetrën nga pas dhe të dyja kanë dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.

Mësohet se 3 gra janë plagosur, mes të cilëve një grua dhe vajza e saj që janë dërguar në spital.

“Sot rreth orës 08:45, në bypass_in e Fierit, në vendin e quajtur “Pojan”, automjeti tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin E. T., është përplasur me automjetin tip “Nisan” me drejtues shtetasin I. T, ku për pasojë të dy automjetet kanë dalë nga rruga dhe janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerë të cilët po marin ndihmën mjekësore në Spitalin Fier.”, njofton policia.