Aksident tragjik në Greqi, i riu shqiptar përplas për vdekje një 59-vjeçar

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në aksin Selanik-Athinë, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një 59-vjeçar. Ai kishte ndaluar makinën në korsinë e emergjencës për të folur në telefon, por një tjetër makinë e ka përplasur duke i shkaktuar vdekjen. Mediat greke raportojnë se makina që shkaktoi aksidentin drejtohej nga një 26-vjeçar shqiptar. Ai i ka shkuar nga pas duke e përplasur dhe e ka lënë të vdekur.

Menjëherë në vendngjarje shkuan për të ndihmuar pesë zjarrfikëse dhe disa oficerë policie të Departamentit të Almyros. I riu u arrestua, ndërsa hetimet paraprake po kryhen për shkaqet e aksidentit.