Aksidenti i rëndë në Maliq/ Vdes në spital këmbësori që u përplas nga Benzi

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me aksidentin e ndodhur në Maliq, ku një Benz përplasi një këmbësor. Sipas njoftimit të policisë, i aksidentuari i cili u dërgua në Spitalin e Korçës tashmë ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit me iniciale L.T. u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.04.2022, rreth orës 11:00, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Drithas, Maliq, shtetasi L. T., banues në fshatin Rëmbec, Maliq, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësorin K. H., banues në Rëmbec, i cili u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit L. T., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.