Aksidenti Tragjik I Mori Jetën, Prek Me Fjalët Miku I 30-Vjeçarit Nga Skrapari: S’do E Harroj Premtimin Që Më Dhe!

Ledian Lami është i riu që ka mbetur i vdekur pas aksidentit tragjik ditën e sotme në Gramsh, ku një minibus doli nga rruga dhe përfundoi në përrua. 30-vjeçari, ishte nisur për në Skrapar, pasi një ditë më parë kishte qenë për vizitë tek të afërmit e tij. Ndërkohë miqtë e tij janë të tronditur nga ngjarja që ka ndodhur. Njëri prej tyre shkruan në Facebook, se mbremjen e djeshme, Lediani, i kishte premtuar diçka, por aksidenti tragjik i preu në mes premtimin dhe jetën.