Aksidentohet vajza në Tiranë, qytetarët: Fajin e ka sinjalistika

Siç dihet punët në Shqipëri bëhen si mos më keq, por përtej dëmit ekonomik situata rëndohet akoma më tepër kur si pasojë e punëve të bëra keq, dëmtohen qytetarët. Kështu një qytetar ka denoncuar mbrëmjen e sotme pranë redaksisë sonë se një vajzë është aksidentuar pranë ish-Tregut Elektrik në Tiranë. Sipas qytetarit fajin për këtë e ka sinjalisitka e rrugës.

Në vijim denoncimi i plotë:

Përshëndetje JOQ. Tek rruga e re qe ishte ish Tregu Elektrik sapo u aksidentua nje vajze. Rast i perseritur per shkak te problematikes se rruges pasi rruga eshte shume e gjere dhe semafori hapet njekohesisht edhe per kembesoret edhe per automjet qe vijne nga kryqezimi. Para 3 muajve ne po te njejtin vend u aksidentua nje zoteri i cili per fat te keq u nda nga jeta. Pozicioni i rruges eshte aq i keq saqe pengon fushpamjen e shofereve. Duhet ti jepet zgjidhje. Mund te zhvendosen semaforet, te vendosin piketa, te behet rrethrotullim etj. Te merren masa perpara se te jet dikush tjeter i rradhes.