Aktori i famshëm: ‘Vajzave nuk u lë trashëgimi, paratë do t’i shpenzoj të gjitha vetë’

Daniel Craig është një aktor mjaft i suksesshëm, pasi ka luajtur James Bond në katër filma deri më tani. Vetëm në vitin 2012, vitin kur u shfaq në “Skyfall”, ai fitoi 951 milionë dollarë.

Por fëmijëve të tij nuk do t’u mbetet asnjë nga ai sukses financiar, me sa duket.

Në një intervistë për revistën Candis, Craig tha se ai e shikon lënien e trashëgimisë fëmijëve mjaft të pakëndshme dhe për këtë arsye nuk do t’i lërë shumë pasuri fëmijëve të tij.

Craig tha: “Një shprehje e vjetër thotë se kush vdes i pasur, ka dështuar në jetë. Nuk më pëlqejnë fare trashëgimitë. Filozofia ime është që t’i shijoj paratë sa jam gjallë, ose t’i jap pak para se të vdes”.

Mendohet se pasuria e aktorit është rreth 160 milionë dollarë, por vajzat vështirë se do i shijojnë nëse aktori nuk ndryshon mendje.