




Seriali “Hercai” ka arritur rekorde shikueshmërie që nga shfaqja e episodit të parë.
Aktorja e njohur turke Ebru Şahin, e njohur në rolin kryesor të Rejanit në telenovelën në fjalë i ka dhënë fund beqarisë duke u fejuar me basketbollistin me origjinë shqiptare nga Ohri, Cedi Osman.
28-vjeçarja dhe 27-vjeçari kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në fejesë pas daljeve të tyre ku shiheshin shumë të afruar dhe të lumtur me njëri-tjetrin.





Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktorja me anë të një postimi në Instagram, ku shfaqet më e lumtur se kurrë në shoqërinë e njeriut të zemrës dhe familjarëve të tyre.
“Dita e djeshme ishte paksa e ngarkuar”- ka shkruar ajo.