Alarmon babai i të miturës në Tiranë: Vajza më ka ikur nga shtëpia

Është raportuar sot zhdukja e një të miture në Tiranë. Rasti është denoncuar në polici nga shtetasi F. K., 47 vjeç, i cili ka kallëzuar se vajza e tij e mitur, shtetasja E. K., 16 vjeçe, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e saj, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.