Albin, trego se si para një viti, vaji ishte 99 centë dhe sot është 1 euro e 55 centë

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, pasi ky i fundit ka publikuar disa shifra, se si sipas tij, ka ndryshuar për të mirë qarkullimi i bizneseve në Kosovë në këtë gjashtë mujor pas 14 shkurtit krahasuar me periudhën e njëjtë të një viti më parë.

Deputetja e LDK’së i ka thënë Kurtit se kur flet me shifra, atëherë duhet përfshirë të gjithat, duke i thënë se shifrat për të cilat duhet folur sot janë ato të infektimeve të reja dhe strategjia e ekzekutivit për të dalë nga kjo situatë.

Bajrami i ka thënë Kurtit se me shifra të tilla po e ofendon secilin kosovarë, teksa rikujton se një vit më parë një litër vaj ka kushtuar 99 centë, derisa sot kushton 1 euro e 55 centë.

“Kryeministër, Kur fol me shifra duhet me qenë gjithpërfshirës me i paraqitë të gjitha shifrat. Sot, shifrat për të cilët është dashur të flisni janë ato të të infektuarëve dhe strategjia e qeverisë si më dalë nga kjo situatë.

Po e ofendon çdo qytetar me këta numra dhe me këto lavdata, e më së shumti je duke i ofenduar ata që vitin e kaluar e kanë blerë një litër vaj 99 cent e sot e blejnë 1.55 Euro.”, ka shkruar Bajrami.

Ish-ministjra e financave tutje ka thënë se sigurisht që ka më shumë të hyra nga tatami këtë vit dhe se është mbledhur më shumë TVSH, sepse vitin e kaluar vendi ka qenë i mbyllur.

“• Normal se ka 34% më shumë se vitin e kaluar të hyra nga tatimi në të ardhurat e korporatave, sepse vitin e kaluar vendi ka qenë i mbyllur e shumica e korporatave nuk kanë pasur mundësi të shesin asnjë produkt nga 11 marsi deri me 5 qershor.

• Normal se ka 37% më shumë TVSH të mbledhur se vitin e kaluar, sepse vitin e kaluar vendi ka qenë i mbyllur.