Aleksia Peleshi pasi ‘ra e vdiq’ pas Romeo Veshajt: S’kam qenë ndonjëherë e dashuruar

Duket se Aleksia Peleshi është penduar për lidhjen e saj me aktorin Romeo Veshaj. Ajo është shprehur se çfarë ka ndjerë kundrejt tij nuk ka qenë dashuri por ka qenë e dashuruar me idene e të pasurit një familje.

Rikujtojmë se në disa intervista të tjera publike, ajo u shpreh se ishte vetëm 20-vjeç dhe e konsideroi veten të vogël për të perceptuar një lidhje, pas përfundimit të marrëdhënies me Romeo Veshajn.

Peleshi ka thënë se për Romeon nuk ia ka bërë “zemra bam”.

“Tingëllon pak kontradiktore por njeriu reflekton. Kam kuptuar se nuk kam qenë realisht e dashuruar. Kam qenë e dashuruar me idenë e të pasurit dikë në krah që më do verbërisht sepse nuk e kisha provuar si ndjesi apo me idenë e të krijuarit një familje sa më shpejt por nuk kam qenë kurrë e dashuruar me një person. Kështu që ngelet për ta provuar. Nuk ma ka bërë zemra bam”,-tha ajo ndër të tjera.