“Alo, po na pikon çatia”, zbulohet kodi që përdorte familja në Kashar me 253 bimë kanabis në shtëpi

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Ylli Sulajn pasi ka marrë përgjegjësinë për shtëpinë e barit që u zbulua në Kashar. Para pak ditësh u zbulua se kati i dytë i një banese në Kashar ishte përshtatur për kultivimin e kanabisit me llamba elektrike dhe gjatë kontrollit u sekuestruan 253 bimë kanabis. Policia kishte informacione se në këtë banesë kultivohej kanabis dhe për këtë arsye kishin vendosur të përgjonin Ylli Sulën. Gjatë një bisede me kushëririn e tij Luan Sula ata kanë folur me kode që të njoftonin njëri-tjetrin se diçka po ndodhte në banesë, për veprime që kryheshin duke thënë “Alo, po pikon çatia”.

Kur Luani u afrua te banesa, u konstatua nga policia dhe u bë arrestimi në flagrancë. Në lidhje me këtë ngjarje u arrestuan edhe Xhevrie Sula dhe Shqipe Sulaj si dhe dy punonjës të OSHEE, Lufti Basha dhe Rifat Kuci. Këta të fundit akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën pasi për rritjen e kanabisit vidhej energjia elektrike, por elektricistët nuk kanë treguar.

Pas mbarimit të seancës së sotme, gjykata i komunikoi masën “detyrim paraqitje” Shqipe Sulajt, “arrest shtëpie” për Xhevrie Sulaj ndërsa Luan Sulaj, Lufti Basha dhe Rifat Kuci janë lënë të lirë.