Alvisa dikur këngëtare në talent show? Zbulohet e vërteta e videos që u bë virale

Alvisa Qarri është njëra nga konkurrentet që ka rënë më së shumti në sy në fillimin e këtij sezoni të “Për’puthen”.

Për bukuroshen u fillua të shkruhej menjëherë dhe një video ku thuhej se ishte Alvisa në një pjesëmarrje në “X Factor” u bë virale.

Lajmeve se dikur ishte këngëtare ajo nuk i është përgjigjur fare dhe e vërteta qenka ndryshe.

Vajza në video nuk është Alvisa por motra e saj.

Në kanalin e “X Factor” mund të gjendet videoja e para 9 viteve me emrin Ermelisa Qarri.