Ambulanca e Beratit prishet tek QSUT, shoferi dhe infermierja ikin me autobus

Një skandal, i cili hedh poshtë propagandën e Skënder Brataj, Drejtorit të Përgjithshëm të Qendrës Kombëtare të Urgjencës, është regjistruar pak ditë më parë në QSUT. Një ambulancë e qytetit të Beratit, që ka sjellë një pacient në Tiranë, është prishur sapo ka mbërritur pranë spitalit. Ambaluanca, duhej që të rikthehej sërish në Berat për t’u ardhur në ndihmë pacientëve të tjerë dhe qytetarëve të Beratit, por ajo nuk është ndezur.

Sipas burimeve për JOQ, shoferi i ambulancës dhe infermierja që shoqëronte pacientin janë nisur për në Berat me autobus. Ata kanë marrë rrugën në këmbë deri tek terminali për të kapur autobusin e fundit, që të mbërrinin në Berat.

Ky rast, nuk është i vetmi që JOQ ka publikuar. Dhjetra ambulanca janë në gjendje të mjeruar dhe aspak të përshtatshme për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.