Angelina Jolie mbërrin në Ukrainë, momenti kur vrapon drejt një vendi të sigurt pas nisjes së bombardimeve

Aktorja e njohur Angelina Jolie ka mbërritur në Ukrainë por edhe ajo si shumë të tjerë është përballur me sirenat e rrezikut. Në pamjet e mëposhtme mund shihni se si ajo dhe grupi i saj vrapojnë pasi dëgjojnë sirenat për një sulm të afërt me raketë, ndërsa ishte në një vizitë në qytetin perëndimor të Lviv në Ukrainë. Ndërsa grupi u filmua duke u larguar drejt një vendi të sigurt, një anëtare e grupit të saj u kthye nga kamera dhe tha ‘të lutem, jo ​​më shumë’. Vetë aktorja mori kohë për t’i dhënë dorën kamerës dhe kur u pyet tha: jam mirë.

Jolie ka punuar si e dërguar speciale për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (OKB) për shumë vite, por specifikat e udhëtimit të saj në Ukrainë janë të paqarta. Lviv ka qenë nën sulm nga ushtria ruse në javët e fundit dhe në fillim të këtij muaji, një sulm me raketa në qytet la të paktën shtatë njerëz të vdekur. Guvernatori rajonal i Lviv Maksym Kozytsky tha se Jolie – e cila ka qenë e dërguar speciale e UNHCR-së për refugjatët që nga viti 2011 kishte ardhur për të folur me personat e zhvendosur që kanë gjetur strehim në Lviv. Këtu përfshihen edhe fëmijët që po trajtohen për lëndimet e marra në sulmin me raketa në stacionin hekurudhor Kramatorsk. në fillim të prillit.

Sulmi në qytetin lindor të Ukrainës dukej se synonte një turmë kryesisht gra dhe fëmijë që përpiqeshin të largoheshin nga një ofensivë e afërt ruse, duke vrarë të paktën 52 dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.