ANKETIMI/ Shqiptarët të zhgënjyer dhe mosbesues ndaj partive politike

Në një anketim të fundit të publikuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim ditën e sotme, rezulton se pjesa më e madhe e popullit shqiptar janë të pakënaqur me funksionimin aktual të demokracisë shqiptare.

Anketimi kombëtar i quajtur “Shqipëria në Kuvendim” përmblodhi mbi 60% të qytetarëve në rezultatin se partitë politike janë institucionet më pak të besueshme në Shqipëri.

GJETJE NGA ANKETIMI

Qytetarët shprehen të zhgënjyer me politikën dhe afërsisht 70% e qytetarëve të anketuar nuk besojnë se parlamenti bën punët e duhura. Përsa i pëket projektligjeve të hartuara nga qeveria, ata kërkojnë konsultim qytetar.

70% e të anketuarve janë mesatarisht dhe pak të interesuar për politikën, teksa të interesuar shumë për të janë vetëm 13% e tyre. Mbi gjysma e qytetarëve mendojnë se deputetët njohin pak ose aspak shqetësimet apo nevojat e tyre.