Arbenita e bën edhe më nxehtë me fustanin e shkurtër

Arbenita Ismajli zbukuron faqet rozë sa herë që vendos të bëjë postime në rrjetet sociale.

Modelja shqiptare që po ndërton famë ndërkombëtare, përcillet nga më shumë se 629 mijë ndjekës në Instagram, ku publikon fotografi nga karriera dhe jeta personale.

Gjatë të martës, ajo ka shpërndarë imazhe, në të cilat shfaqet para pasqyrës, e veshur me fustan të shkurtë ngjyrë rozë.

“Në një botë kukullash”, është përshkrimi i këtyre fotografive. Ndërsa ditë më parë, bukuroshja kishte shpërndarë të tjera fotografi me fustan të bardhë.

Kujtojmë që Arbenita u bë nënë për herë të parë gjatë muajit prill. Ajo dhe partneri i saj, Fero, pritën në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Nina.