Ardit Gjebrea zbulon se është vaksinuar plotësisht, ndjekësit shpërthejnë keq ndaj tij(FOTO)

Moderatori i njohur shqiptar, Ardit Gjebrea, zbuloi në rrjete sociale se është vaksinuar plotësisht. Teksa publikoi një foto në Instagram nga momenti i vaksinimit, tregoi se ka marrë dy dozat e vaksinës Pfizer.

“Vaksinuar plotësisht! Doza e dytë e Pfizer! 💉”, shkroi në përshkrimin e postimit ai.

Të shumtë ishin ndjekësit që i uruan shëndet të plotë, por pati pafund komente që i kujtonin teoritë e konspiracionit që qarkullojnë kudo në rrjet.

Siç duket moderatori është revoltuar nga komentet e shumta negative ku disa dhe e akuzonin se po e bënte thjesht për reklamë dhe ka vendosur ta fshijë foton nga Instagrami.

Në dy postime të njëpasnjëshme në Instastory, Gjebrea është shprehur se zgjedhjte kanë përfunduar dhe nuk po bën reklamë për asnjë parti dhe shton se shëndeti i tij është i panegociueshëm dhe nuk mund ta blejë askush për asnjë lloj çmimi.