“Argjend je shumë pis”, për çfarë dyshon Ritvana në takimin e parë me të

Në puntatën e sotme të ‘Për’Puthen’ u transmetua takimi mes Argjendit dhe Ritvanës.

Preferenca e Ritvanës ishte e pritshme për Argjendin, pas komunikimeve edhe bisedave të zhvilluara në studio më herët.

Më romantike se kaq nuk kishte ku të shkonte! Nën dritën e hënës, një gote vere dhe disa trëndafila mbi tavolinë, duket se dyshja po e shijonte së tepërmi takimin. Por nuk ishte vetëm kaq… një flirtim erdhi edhe nga ana e Argjendit.

Ritvana: Po atë gotën pse e bën kështu (rrotullon gishtin sipër gotës), është flirtim!

Argjendi: Unë flirtoj pa vetëdije.

Ritvana: Ndoshta je pak ‘pis’. Më dukesh pak kur të shoh thellë në sy por më pëlqen.