Arrestohet gruaja shqiptare, bëri për spital 2 policë

Një grua nga Prishtina është arres.tuar pasi ka sulmuar zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës, urdhrat e të cilëve paraprakisht edhe i kishte refuzuar.

Në raportin e Policisë theksohet se gruaja i ka shkaktuar lëndime trupore një pjesëtari të Policisë, në duar dhe në qafë si dhe i ka dëmtuar uniformën e tij.

Gjithashtu, raporti potencon se e dyshuara pas intervistimit me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën “Fahri Fazliu” në kryeqytet./kallxo.com/