Arrèstohet në kufirin grek ish-ministrja/ Kishte marrë shumë para, ishte duke ikur në Greqi

Po licia bullgare ndaloi ish-ministren rumune të Turizmit dhe Zhvillimit Elena Udrea, e cila tentoi të largohej nga vendi pasi një gjy katë rumune e kishte d ënuar me gjashtë vjet bu rg.

Vendimi përfundimtar konfirmoi një dënim të lëshuar fillimisht në qershor 2018 për ryshfet, shpërdorim detyre dhe evazion fiskal.

E ashtuquajtura dosja “Gala Bute” doli për herë të parë për publikun në vitin 2011 pas një hetimi gazetaresk të kryer kur Udrea ishte ministër.

Udrea u ndalua në kufirin bullgar me Greqinë dhe ishte ende në parabu rgim në Petrici të Bullgarisë të premten.

Ajo mbahej nën një urdhër ndalimi 24 orësh të lëshuar nga po licia bullgare, i cili mund të zgjatet, që do të thotë se ajo mund të kalojë gjithë fundjavën në parabu rgim në Bullgari.

Ajo thuhet se ishte larguar nga Rumania për në Bullgari të enjten në mëngjes dhe, menjëherë pasi mësoi vendimin e saj përfundimtar në Sofje, u nis për në Kulata, vendkalimi kufitar jugor i Bullgarisë me Greqinë.