Artan Hoxha paralajmëron arrestime “VIP”: Politikanët shqiptarë në “panik”

Gazetari investigativ Artan Hoxha është shprehur se politika po ushtron presion tek SPAK pasi po ndjen “erë arrestimesh”. Ai mori shembullin e prokurores Rumune e cila çoi në ndjekje penale elitën politike, por kjo e fundit e çoi drejt shkarkimit.

Sipas tij, SPAK nuk do të ndalet pasi do të çojë në qeli emra të njohur të politikës.

“Opinioni publik kërkon hetim edhe të ministrave të mëparshëm pasi ata janë akoma në pushtet.

Prokurorja Rumune që bëri të ndryshojnë 3-4 qeveri në Rumani që shpalli në ndjekje penale një pjesë të mirë të politikës në vend, e di çfarë i ndodhi?

U mblodhën të gjithë bashkë dhe e shkarkuan.

Sot ajo është kryeprokurore e Bashkimit Evropian dhe arrestoi kryeministrin e Bullgarisë”, tha Hoxha.